Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut.
Rifreskon trurin: Në momentin që uji i ftohtë bie në kontakt me lëkurën ne marrim frymë shumë thellë. Në këtë mënyrë rritet sasia e oksigjenit që hyn në trup dhe përshpejtohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ju ndihmon të qëndroni në formë: Larja me ujë të ftohtë ju ndihmon të humbni deri në 4 kilogramë çdo vit. Kjo ndodh pasi qelizat adipoze yndyrore djegin kalori pas kontakt me ujin e ftohtë. Këto qeliza janë me ngjyrë kafe , e cila më pas kthehet në blu.
Lufton sëmundjet: Një dush me ujë të ftohtë qetëson muskujt dhe përshpejton veprimtarinë e metabolizmit. Për këtë arsye shumë sportistë të njohur zgjedhin të bëjnë banjo me ujë me akull.
Forcon flokët dhe i bën më të shndritshëm: Ky është një truk i vjetër i gjyshes, por që tanimë konfirmohet dhe nga shkenca. Kur lani flokët me ujë të ftohtë gjaku rrjedh më shpejt në folikulën e flokëve dhe mbyll kutikulat e tyre, kështu kurora e flokëve duket më e shndritshme. Larja me ujë të ftohtë stimulon gjithashtu rritjen e shpejtë të flokëve.