Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dreka e “bashkimit”, Bejko: Ka ardhur koha t’i jepet fund spektaklit banal që luhet brenda PD-së

08:58 / December 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07532C7B EBE0 418C 82D3 1372A8867E24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Roland Bejko

Ne nuk shajmë sepse e dimë që njeriu në politikë veç idealit ka dhe interesa. Ka dhe halle. Bën llogari karrierën personale. Ndoshta, ka dhe relacione private. Tek e fundit, lëvizja është zgjedhje. Dhe zgjedhja, është zgjidhje. Ama, zgjedhja është akt. Këtë nuk duhet ta harojë askush prej tyre. Aktin, deputeti duhet ta mendojë mirë para se ta kryej në raport me pasojat që mund të prodhojë. Për shembull. Shtrohet pyetja.

Akshët që do t’i bashkangjiten foltores (nëse do ketë vërtet të tillë), a janë të gatshëm të ballafaqohen me faktin që Non Gratën anglo-amerikano-evropiane ta bëjnë me grup parlamentar vitin e ardhshëm? A i llogarisin pasojat që do ketë PD në terma afatmesëm dhe afatëgjatë nëse ajo bie tërësisht në duart e Non Gratës së refuzuar përjetësisht nga perëndimi?

Kaq. Asgjë më shumë nuk duhet të llogarisin në mendjen e tyre para se sa të hedhin hapin final. Me qëllim që ai të mos jetë hapi i tyre fatal. Në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PD, i lejoj vetes t’i them kujtdo që nuk e ka gjetur ende rrugën e vet, KUSH TË DOJË, TË RRIJË! KUSH TË MUNDË, TË RRIJË NË PD, dhe të jetë aktiv. Kush nuk mund dhe kush nuk do, të ikë!
Duke ikur, na ndihmon shumë. Nuk të urrejmë, të falenderojmë.

Është emergjecë që nga ana e Enkeleid Alibeaj të mblidhet kryesia e PD. Ajo duhet bërë funksionale dhe të prodhojë politikë në mjedise të reja të marra me qera, për aq kohë sa selia qëndrore është uzurpuar forcërisht nga Sali Berisha.

Ne, lipset të organizohemi, të komunikojmë politikisht me opinionin publik, të shpalosim platformën tonë, t’u ofrojmë shqiptarëve politikën ndryshe me një ekip pa mëkatet e korrupsionit të së shkuarës si një lëvizje me vokacion të qartë demokratik dhe properëndimor.

Pra, sot pas kësaj dreke të gabuar, është pikërisht koha ta ndajmë kush është me ne dhe kush me foltoren. Kush nuk është qartësisht me ne, nuk ka pse të kosiderohet si yni, por, dale se ashtu e ka një hall. Jo më! Duhet me qenë të qartë. Kush nuk e di se ku do mbërrijë, nuk ka pse niset në atë rrugë.
Ne e dimë ku do shkojmë. Ndarja nga e shkuara, është imediate. Ndaj fokusi ynë do jenë qytetarët shqiptarë, jo foltorja me besnikët e vet. Ata janë duke konsumuar kohën e tyre deri sa të shkojë në fundin e saj të paracaktuar.

Ps: (Ti japim Çezarit atë që i takon. Nga të gjithë ata që ishin në atë sallë vetëm dy vetë ishin në vendin e duhur; Sali Berisha dhe Rexhep Uka.Njëri politikan dhe tjetri biznesmen. Berisha bëri lajmin për militantët dhe opinionin publik. Të tjerët dolën dhe përgënjeshtruan Berishën.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.