Opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, është Zhaklin Lekatari. Kush janë më të fortë ‘team girls’ apo ‘team boys’?
“Po të shikojmë vajzat janë më të reja në moshë djemtë janë më të vjetër në moshë, pra kemi dy gjenerata të ndryshme. Këtë ‘gjenerata të ndryshme’ nuk e them për diferencën e moshës por e them për diferencën e perceptimit të jetës por edhe jetës dhe imazhit në televizion. Unë do të doja që sivjet “Big Brother”-in ta fitonte një grua dhe nuk e di pse vajzat këtë vit më duken shumë të gjalla, ambicioze, luftarake që e shohin veten në nivel makro me strategjinë që çfarë do të bëj kur te dal nga këtu nga ky “BBV”. Janë të gjitha vajza të shkathëta, vendosin pikat mbi ‘i’, nuk kanë frikë nga debati dhe nuk kanë frikë të thonë atë që mendojnë dhe të jenë të sinqerta”.
