Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Krijimi i elitës së aftë dhe atdhetare, objektiv i rëndësishëm për PD-në

11:40 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me rrjetin ndërkombëtar dhe vendor të Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës. Ai theksoi se krijimi i një elite të aftë, atdhetare përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së.

”Është një nder shumë i madh dhe të kurorëzoj përpjekjen tonë 1-vjeçare me elitën e rinisë studentore, por jo vetëm rinisë studentore. Me këtë takim, që ka për ne si parti një rëndësi shumë të veçantë. Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është çështje kryesore. Krijimi i një elite të aftë, atdhetare, një elite kompetente, përbën pasurinë madhore kombëtare, përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së dhe forcave konservatore.

E vërteta është se në një vështrim të zhvillimeve të dekadave të fundit, dhe më shumë se dekadave të fundit, nëse e majta ekstreme ishte shkatërrimtare e elitave, me program, me projekt, me aktin e parë të marrjes së pushtetit, u vërsuleshin elitave, por koha tregon se në tërësi e majta, mbetet shkatërrimtare e elitave, për shkak të objektivave që ajo përcakton ndaj tyre. Ju keni vendosur aty një motiv: frytet tona t’ia kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer.

Në këtë slogan qëndron një nga shtyllat më kryesore të konservatorizmit. Është atdhedashuria, është përgjegjësia që çdo njeri i qytetëruar ndjen ndaj kombit dhe vendit të tij. Dashuria për vendin dhe kombin është më eprorja, më sublimja. Është ajo që i jep një energji pozitive të pashtershme studiuesit, ekspertit, specialistit. Është ajo që shndërrohet në një horizont magnetik që e tërheq”.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.