Edhe pse thembrat e çara mund të mos konsiderohen problem i rëndë nga shumë prej nesh, ato mund të çojnë në komplikacione të rënda. Ja çfarë duhet të bëni që të keni këmbë të buta:
1.Si fillim mbajini këmbët në një legen me ujë të vakët ku në të keni shtuar sodë buke ose disa pika vaji esencial (kokosi, ulliri, bajame).
2.Pasi lëkura e këmbëve të jetë zbutur, bëni një scrub duke u përqëndruar më shumë tek zona ku lëkura është më e ashpër. Për scrubin ju nevojitet sheqer dhe vaj ulliri, aq sa të formohet një si tip paste.
3.Pas scrubit, shpëlajini dhe thajini këmbët. Me ndihmën e një lime vazhdoni të hiqni qelizat e vdekura.Përdorni vaj me përmbajtje mente, pishe dhe rozmarine në zonat e shputave për ta zbutur lëkurën
4.Merrni sërish limën dhe filloni të hiqni pjesën tjetër të qelizave të vdekura. Më pas masazhojini këmbët me krem hidratant.
Postime te ngjashme
Add A Comment