Raporti i Gerard Piqué dhe Shakirës thuhet se ishte shkatërruar prej kohësh, por mori goditjen përfundimtare kur Shakira zbuloi aferën e tij me një studente katalanase.
Së fundmi është zbuluar një prapaskenë që tregon se si shumë dinamika janë gjithmonë të njëjta, në fund të ditës edhe VIP-at janë si njerëzit e thjeshtë kur bëhet fjalë për tradhti dhe mënyrat me të cilat zbulohen.
Dhe si e zbuloi Shakira tradhtinë? Përmes reçelit. Mos qeshni. Sepse sipas programit ‘Socialité’ të Kanalit Spanjoll Telecinco, këngëtarja kolumbiane do të kishte vërejtur që kishte diçka që nuk shkonte pasi në shtëpi kishte një konsum të madh të reçelit. Futbollisti nuk ha reçel, kështu që kur Shakira nuk ishte atje me sa duket dikush tjetër ishte duke e konsumuar.
Programi në fjalë në fakt ka zbuluar se “Toast Ëith Jam” është “mëngjesi i preferuar” nga Clara Chía Martí, partnerja e re e Piqué.