Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestime në 2023? Gazetarja: Ja politikanët shqiptarë që mund të arrestohen

23:09 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatjoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe zyrtarë të tjerë të lartë ranë në rrjetën e drejtësinë këtë vit, pas hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Në një debat në studion e “Top Story” për këto ngjarje të bujshme të vitit 2022, gazetarja Fatjona Mejdini shprehet se shumë politikanë i tremben tashmë drejtësisë:

“Drejtësia luan me simbolikën. Po të shikojmë, edhe arrestimet që janë bërë në vendin tonë, zakonisht akuzat që ata i kanë çuar pas hekurave, kanë qenë gjëra simbolike. Kanë qenë gjëra të vogla nga ajo që mendohet.

Është shumë e rëndësishme sepse drejtësia flet shumë me simbolikë. Dhe çfarë do të thotë kjo? Nëse arreston një ish-ministër dhe e vendos atë pas hekurave, unë mendoj se kjo flet shumë dhe për të gjithë ata ministra që duhet të mendojnë se në një moment duhet të kenë të njëjtin fat. Po flasim për një njeri të fuqishëm politik, sikurse ishte Lefter Koka.

Sot kemi qenë Alqi Bllakon pas hekurave. Çfarë u themi ne atyre nëpunësve atje, çfarë sinjali u japim. U themi kujdes me ato që firmosni sepse do të vijë momenti që ju do të mbaheni përgjegjës për korrupsionin që mbase ju nuk e keni bërë.

Unë mendoj që të gjithë duhet t’i tremben drejtësisë. Do të më dukej çudi nëse do të kishte ndonjë politikan që nuk do të jetë trembur”.

Gazetarja përmend disa nga çështjet që janë në hetim dhe mund ‘të djegin’ zyrtarë të tjerë:

“Janë shumë çështje në fakt. Inceneratorët është një çështje e pambyllur, e cila gjithnjë mund të tërheqë figura të larta të mazhorancës që ne kemi në pushtet.

Kemi akuza për ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për korrupsion. Nëse do të arrijnë të provohen, është fatale për të. Kemi akuza për familjarë të zotit Sali Berisha.

Kemi çështjen ‘Partizani’ që po hetohet aktualisht nga SPAK. Do të jetë domethënëse për drejtësinë dhe reformën në drejtësi” – u shpreh gazetarja.

arrestime Fatjona Mejdini Politikanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.