Nga “Pakoja e Madhe” e qeverisë, do të përfitojnë edhe gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike. Ato do të përfitojnë nga 20 mijë lekë.
Kjo mbështetje vjen pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit, për të lehtësuar plotësisht impaktin e inflacionit.
“Edhe 20000 Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe për gratë kryefamiljare me ndihmë ekonomike – pas dyfishimit të ndihmës këtë vit, bonusit të Vitit të Ri si edhe pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shteti duke nisur prej 1 janarit – për të lehtësuar plotësisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë, në këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”, shkruan Rama.
