Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama uron shqiptarët: Më keni pasur çdo ditë në shtëpi. Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka

19:26 / December 31, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse anulloi konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama uron shqiptarët me recitimin e një pasazhi nga bibla hebraike, si dhe duke kërkuar falje për daljet e shpeshta në publik.

Po ashtu Rama shprehet se inflacioni i luftës dhe rritja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë këtë që po lëmë pas për Shqipërinë dhe mbarë Europën. Veç vështirësive Rama ka përmendur edhe momentet e mira për shtetin shqiptar, siç ishte Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian apo çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk kam një mesazh tradicional. Kjo është nata e familjes suaj dhe mua më keni pasur çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse nuk kam folur si duhet. Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur. Ka qenë një vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendjane çmimit të energjisë e kanë bërë të zymtë. Kemi pasur edhe ditë të mira, mes tyre dhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri, apo mbajtja e Samitit të BE në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE. Pa harruar momentin kulmor, çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Rama.

Urimi i plotë nga Edi Rama

Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!

Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.

Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme. Minutin tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:

Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.

Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton deri në 100% ulje

11:21 / October 28, 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.