Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tirana pret 2023 me spektakël fishekzjarresh, Veliaj: Puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara

00:40 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20230101 WA0000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkë me spektaklin e fishekzjarreve Tirana priti dhe ndërrimin e viteve. Festa nisi më herët me një koncerti festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur, si Getoar Selimi, Luana dhe Ardit Çuni.

Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi shqiptarët për më shumë solidaritet dhe bashkëpunim.

“Dashuria e çon këtët qytet përpara. Puna e përbashkët e çon këtë qytet përpara, njerëzit e mirë e çojnë këtë qytet përpara. Këtë vit kemi pasur një vit fantastik si Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Nga nesër, fillon një vit i ri i Tiranës, Kryeqyteti Europian I Sportit. Po sporti më I mirë është dashuria për njëri-tjetrin, është solidariteti dhe është bashkëpunimi. Nuk ka rëndësi nëse jemi nga Tropoja apo nga Tepelena, të krishterë apo myslimanë, vendalinj apo të ardhur, kjo është Tirana jonë. Dhe të gjithë bashkë japim një kontribut për ta çuar më përpara”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky është dhe një moment për të lënë pas çdo keqkuptim dhe për të parë nga e ardhmja.

“Sot numërojmë mbrapsht për të mbyllur një vit dhe për të pasur një spektakël fishekzjarresh. Unë them që ne duhet të numërojmë mbrapsht për të mbyllur çdo debat, çdo keqkuptim, çdo cic mic me njëri-tjetirn. Ne shqiptarët kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjëra që na ndajnë. Ndaj, miqtë e mi, më shumë dashuri, më pak urrejtje, më shumë bashkëpunim, më pak pengesa, më shumë kokën nga e ardhmja se sa nga e kaluara”, tha ai.

Kreu i Bashkisë falenderoi dhe të gjithë ata që këtë natë të ndërrimit të viteve e kalojnë në punë në shërbim të komunitetit.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që në ditët e vështira siç ishte tërmeti, siç ishte pandemia, siç ishte kjo luftë e mallkuar ishin në krye të detyrës. Një super duartrokitje për të gjithë ata që punojnë fort. Faleminderit infermierëve, faleminderit mjekëve, faleminderit policëve, ushtarëkëve, zjarrfikëseve, atayre që do punojnë gjithë natën sot që Tirana të gëzojë dhe secili prej nesh të ketë një festë të bukur”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

19:38 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Projektbuxheti 2027 – Kumbaro: Rritje historike e buxhetit për arsimin, prioritet mbështetja e studentëve, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim

12:22 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.