Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër Tiranë, ku dy femra kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër
Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
