Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I mituri humb dorën, i riu plagoset/ Si kaloi nata e ndërrimit të viteve në Itali?

17:30 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viti i ri ne itali 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bilanc shqetësues natën e ndërrimit të viteve në Itali. Nga festimet, 180 persona u plagosën, nga të cilën 11 raste jane më të rënda. Aktualisht janë 48 persona të shtruar në spitale. Rasti më i rëndë është në Taranto, një fëmije 10 vjeç i është prerë dora nga shpërthimi i një fishekzjarre. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarre pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua operacionit sepse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Në Milano, një 25-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në via Giambelino. Për këtë ngjarje u arrestua në 43-vjeçar. Po ashtu, nga hedhja e fishekzjarrëve në sheshin e famshëm Piazza Duomo, ku ishin 20 mijë njerëz, 14 u plagosën. Mes tyre një 21-vjeçar që pësoi prerjen e tre gishtave të dorës së majtë.

Edhe në Vercelli, shpërthimi i një fishekzjarri shkaktoi plagosjen e një 30-vjeçareje, e cila rrezikonte të humbte dorën e saj. Po ashtu një 16-vjeçar u dërgua në spital. Ai shoqërohej nga prindërit kur një fishekzjarrë e madhe shpërtheu poshtë makinës.

Ngjarje të rënda ka edhe në Napoli ku në të gjithë krahinën numri i të plagosurve është 16 persona. Rasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjeçar i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve.

Natën e Vitit të Ri në Romë u shkatërruan 59 makina që u dëmtuan nga flakët pas shpërthimit të fishekzjarrëve nga mesnata deri në 5 të mëngjesit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

italiii

festimet Itali viti i ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.