Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë, teksa sulmonte emisionet si BigBrother. Sipas tij, formate të tilla nuk janë vetëm haram të shikohen, por është “marre edhe me i përmend”.
“Ne jemi krijesat më të mira që Zoti ka krijuar në sipërfaqen e tokës, na ka dalluar Zoti me mendje dhe jo me epsh, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi më tepër emisioneve edukative, e jo emisioneve që e ushqejnë epshin e njeriut, sepse ne nuk jemi shtazë që çdo gjë që shohim në televizion, t’i kontribuon epshit të njeriut”, deklaronte Maliqi.