Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nuk mori pjesë në funeralin e Peles, brazilianët “masakrojnë” me komente negative Neymar

14:55 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pelee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bota e futbollit u ndal për të nderuar Pele. Shtëpia e varrimit të “O Rei” në stadiumin e Santosit u vizitua nga shumë njerëz, tifozë të thjeshtë, por edhe ish-futbollistë dhe autoritete. Sidoqoftë, dikush nuk ishte në gjendje t’i jepte personalisht lamtumirën e fundit tri herë kampionit të botës.

Dhe kjo nuk është fare e mirë, duke pasur parasysh që po flasim për Neymar. Sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk ka marrë miratimin nga klubi për të udhëtuar drejt Brazilit. Por nëse në Francë e miratojnë mungesën e tij në homazhe, në shtëpi aspak…

Këtë e dëshmojnë fjalitë e prezantuesit José Luiz Datena gjatë programit “Brasil Urgente”. Ka pasur shumë kritika ndaj Neymar për mospjesëmarrjen në funeralin e Peles. Prezantuesi tha se ishte i turpëruar nga mungesa e numrit 10 të kombëtares. “Po të donte të vinte, do të kishte ardhur, – tha Datena.

Ai mund të kishte lobuar te PSG që të vinte. Ai loboi disa herë për të ardhur në festa, madje mund t’i kërkonte PSG-së leje për t’i thënë lamtumirë Peles. Unë mendoj se Neymar, si një futbollist brazilian, ishte i detyruar të vinte dhe ta shihte trupin e Peles. Ishte diçka e rëndësishme për të gjithë futbollin brazilian”.

I njëjti reagim nga tifozët e Santos, ish-skuadrës së tij, të cilët nuk e kuptuan sesi mund të mungonte Neymar në një moment kaq historik si për futbollin brazilian, ashtu edhe për klubin Paulista. Neymar ishte i vetëdijshëm se mungesa e tij do të krijonte shumë polemika dhe për këtë arsye i ka kërkuar babait të tij që ta përfaqësojë në funeralin e “O Rei”.

Dhe në fakt, babai foli për mediat në vend të Neymar: “Djali im më kërkoi të isha këtu me pikëllim të thellë. Shpresoj që në vend të tij të mund t’i jap mbështetje familjes, sepse të gjithë e dimë sa e trishtueshme është të humbasësh dikë. Dhe ne nuk kemi humbur vetëm një sportist, por edhe një qytetar model. Ne kemi humbur legjendën Pele”.

Natyrisht, kjo deklaratë e babait nuk do të mjaftojë për t’i qetësuar polemikat…

funeralin mungoi pele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.