Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Edmond Papës, identifikohet 44-vjeçari me dy emra që mori pjesë në ekzekutim! Kamerat e sigurisë zbuluan autorët

16:26 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Mësohet se Bode ka emrin e tij të dytë, teksa më herët ka mbajtur emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë është e ka ndërruar para disa vitesh. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Bode është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.  Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

44 vjecari edmond papes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësohej nëpër biznese, merrte xhiron ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja! Akuzohet për disa raste vjedhjesh

13:39 / September 20, 2026

Mbi 1.100 vrapues në rrugët e Korçës, gjysmë maratona “Little Paris” debuton me atmosferë festive

12:43 / September 20, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

11:59 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.