Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Maska natyrale për të kuruar fytyrën pas lodhjes

18:09 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maske
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është momenti që të mendoni për veten, pas gjithë asaj lodhje dhe mundimi që mund të keni kaluar gjatë gjithë muajit që lamë pas. Festa, rrëmujë, gatime, udhëtime, vizita, angazhime të shumta, e kjo mund të reflektohet menjëherë në pamjen tuaj.

Ka ardhur momenti i artë që t’i përkushtoheni fytyrës, lëkurës dhe trajtimit të saj me maskat funksionale të detoksit. Për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ju mund të praktikoni këtë maskë ideale. Nuk ju merr kohë, nuk është e mundimshme, mbi të gjitha është me pak kosto.

Këto përbërës me siguri që të gjitha ju vajza e gra i keni në shtëpi, ndaj nëse realizoni një maskë me to, mund të bëni mrekulli me fytyrën tuaj!

Përbërësit:

1 lugë çaji sheqer (këshillohet sheqer kaf) 2 lugë çaji vaj ulliri 2-3 pika lëng limoni 1/2 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të gjithë elementët të bashkohen, por sheqeri nuk duhet të tretet plotësisht. Para se ta vendosim maskën në fytyrë, e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret, e bëjmë këtë për 3-4 minuta.

Më pas vendosim maskën në fytyrë dhe me ndihmën e majave të gishtave masazhojmë pjesë të ndryshme të fytyrës. Këshillohet që të tregohet kujdes në zonat delikate të saj si pjesa poshtë syve, zona rreth hundës, zona rreth buzëve dhe mollëzat.

Pas masazhimit e lëmë fytyrën të qetësohet për rreth 10 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të vakët të bollshëm. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë.

Fytyra maska natyrale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 9 mënyra të thjeshta për të shmangur dehidratimin gjatë fluturimeve me avion!

22:20 / July 6, 2026

“Paramilitarë me bluza të zeza dhe maska”, Karamuço: Është e patolerueshme

22:38 / June 1, 2026

Zgjidhja natyrale që i duhet të gjithëve/ Pastroni rrugët e frymëmarrjes në mënyrë të sigurt me këta përbërës

12:40 / April 19, 2026

Arrestohet i riu në Kamëz, gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe maska

10:31 / April 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.