Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erion Braçe nuk i ndal akuzat ndaj ministres Krifca: Nuk ka asnjë plan për bujqësinë

16:31 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krifca brace 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist, Erion Braçe vijon akuzat ndaj ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku është ndalur te çështja e ndryshimeve klimatike, ai deklaroi se “dimri nuk ika ikur por është shtyrë”, ndërsa pretendon se Krifca nuk ka asnjë plan për vaditjen në rast thatësire, apo për bujqësinë në raste shirash, breshëri apo bore.

“Kur do bëhemi gati?

Dimri është shtyrë, nuk ka ikur!

Kur do bëhemi gati?

1. Për motin e ngrohtë e pa reshje, dëborë veçanërisht, shiu gjithashtu; Impaktin e munguar të tyre;

Deri tani në buxhet kemi paratë për energjinë e domosdoshme në kushtet e thatësirës, nevojën për energji.

Por impakti në bujqësi është kolosal;

Bujqësi pa ujë nuk ka dhe nuk kemi asnjë plan për vaditjen nëse thatësira godet lumenjtë e rezervuarët e mëdhenj;

Bujqësi pa cikle nuk ka dhe ky mot po kthen nq kaos ciklet e prodhimeve në fushë të hapur, po godet pemëtarinë, gjithashtu dhe nuk kemi asnjë plan për të informuar bujqërit, folur me ta, orientuar bujqërit e grumbulluesit, ribërë planet e eksportit e tregtisë.

Ndërkohë, dimri nuk ishte ky, nuk po mbaron, është shtyrë në kohë, me ngjarje ekstreme, reshje të mëdha si bomba dëbore e shiu që shkatërrojnë pa masë infrastruktura publike e private, bujqësi e blegtori, ulin temperatura, ngrijnë, bllokojnë, nxjerrin jashtë pune infrastruktura bazike-ujë e energji, rrjete të tregtimit të ushqimeve e ilaçeve, sëmurin dhe ne duhet të kemi plane të qarta me veprime të automatizuara që ndihmojnë njerëzit, kudo dhe kurdo!

Anormalja që po ndodh, do jetë normale, e përhershme shpejt për shkak të klimës që po ndryshon; ne duhet të ndryshojmë, t’i përshtatemi!”, nënvizon Braçe.

brace krifca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.