Policia e Kosovës ka bastisur lokalin “Kobra City” në Prizren, vend në të cilin u qëllua për vdekje 31-vjeçari Visart Cengu. Po ashtu, kontrolle u zhvilluan edhe në banesat e personave të përfshirë në konfliktin me fund tragjik.
Sipas mediave kosovare, në lokalin “Kobra City” janë gjetur disa materiale, të cilat nuk përcaktohen, që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi.
Ndërsa në banesën e një prej personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.
“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha zëdhënësi i policisë Shaqir Bytyqi.
