Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vangjeli: 14 maji do tregojë kush është PD-ja e vërtetë! Shehu: Kjo dihet, synojmë që të…

20:03 / January 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 2023 duket se do të vijojë të ekzistojë pyetja se “cila është Partia Demokratike e vërtetë”, ajo e Sali Berishës apo e grupit të Enkelejd Alibeaj.

Për Tritan Shehun, deputet, mbështetës i Berishës, kjo nuk ka vend për diskutim, pasi grupi i tyre është ai që ka mbështetjen më të madhe në elektorat, e për pasojë janë ata që i përfaqësojnë.

“PD është ajo që bëri riskutruktrimin e saj, ka bërë kongreset e saj në stadium, ka zgjedhur bazën, zgjodhI kryetarin e saj një anëtarë një votë, kjo është PD. Nuk ishte debat me pjesën tjetër të PD, por thjesht me një individ, partia nuk është vula. Partia është anëtarët, dhjetëra mijëra njerëz që kanë mbushur Bulevardnit, vulat ndryshohen, ajo vulë që mban dikush nuk është vula e PD, kanë ndryshuar gjëra, le ta mbajë ka deliret e veta, PD është tjetër gjë. Është një pjesë që ka një qëndrim të gabuar dhe nga PD e vërtetë janë pak individë, ndodh në çdo parti të botës, shiko së ç’po ndodh me partinë Republikanëve. Nuk është problem, ka një pjesë që janë konfuz, dhe pjesa tjetër është solide dhe e qartë, është problem i madh jo i PD, por i deputetëve, se deputeti duhet të ndjek elektoratin e tij, nëse nuk e bën këtë nuk është më deputet, u bëj thirrje shkoni takoni elektoratin, ndryshe e humbni të drejtën reale për të qenë deputet, Unë e di që duhet të jemi të bashkuar, por ama nëse merr dikush një qëndrim është problem i tij”, tha Shehu.

I ftuar në ‘Kontrast’, Shehu së bashku me analistin Lorenc Vangjeli, e shohin 14 majin, zgjedhjet vendore, si fundi i këtij debati që ka zgjatur për më shumë se 1 vit. Vangjeli ka deklaruar se 14 maj, do të kuptohet se “kush është më i fortë”. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Shehu, i cili është i mendimit se Tirana duhet fituar nga demokratët, por jo domosdoshmërish s’do jetë kjo bashki që do “vulos” fatin.

“Shpresoj që Tirana të fitohet se ka koshiencë demokratike, por mund të fitohen 5-6 qendra të mëdha të vendit, ka dhe një rëndësi, të dalim nga handikapi i mos marrjes pjesë e zgjedhjeve, kështu futemi në pushtetin lokal”, tha Shehu.

“Ka një marrëdhënie mes partisë dhe grupit parlamentar, nga partia rrjedh dhe grupi elektoral, por nëse partia është në ndryshim, grupi parlamentar është i pandryshueshëm, ky është problem. U tentua në 6 mars për të pasur një matje forcash, u rrëfye se kush dominonte, mbetet që të mbetet 14 maji, ku pas kësaj nuk do të ketë më histori të tilla. Dakord që mund të kesh mandatin, por nuk përfaqëson mandatin. Ndonjëherë mjaft është mjaft. Kjo lloj bashkëjetese e tillë. Që krijon distancë mes palëve të PD më e madhe. Më mirë se një tmerr i pafundëm, sesa një fund me tmerr. Ajo që quhet vulë, si nga ato tatuazhet që i vënë kalamajt në plazh, për të arritur deri të marrëzia që presim që një trup gjykatësish të vendosin se cila është PD e vërtetë, e kanë vendosur demokratet dhe nuk ka gjykatës që mund ta thonë më mirë se ata”, tha Vangjeli.

Kur kanë mbetur edhe pak nga zgjedhjet e 14 majit, Berisha ka konfirmuar kandidatët e tij, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt, ka nisur punën që të dalë me kandidat të tyre dhe gjasat janë një përsëritje e “6 marsit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.