Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nexhmija mund ta mbajë bustin e Enverit në shtëpinë e vet”/ Frrok Çupi zbulon të pathënat e bisedës me Berishën 32 vite më parë

20:19 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frrok cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e sotme shënon 32 vite nga botimi i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Kryeredaktori i parë i kësaj gazete, Frrok Çupi, ka qenë në edicionin qendror të lajmeve në Abc, ku përballë gazetares Juli Xhokaxhi tregoi detaje të pathëna më parë.

Çupi tha se qëllimi ishte që gazeta të ishte e ndarë nga Partia Demokratike dhe të shërbente si një media e pavarur, por nuk mungoi ndërhyrja.

“Ne e kishim parashikuar çfarë mund të ishte, kishim frikën e një ndërhyrje nga partia, kishim dhe eksperiencën nga ish-kampi socialist se çfarë ndodhte me gazetën e partive. Ajo gazetë ka pasur një redaksi dhe një grup intelektualësh që atëherë u konsiderua këshill botues. Kjo ishte bërë me disa nga artistët më të spikatur të vendit. Qëllimi ishte që pasi të bëheshin zgjedhjet e para ajo do të ishte gazeta themelore, e pavarur e Shqipërisë dhe ky grup e ndërtoi në një mënyrë që të ishte një sanduiç brenda partisë dhe redaksisë së gazetës. Ne nuk e dënim sa e egër do të ishte PD. Partitë e sulmojnë gazetën”, tha Çupi.

Ai reagoi më tej edhe një episod pasi u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, kur kreu i PD Sali Berisha i tha që “Rilindja Demokratike” të ngjasonte më shumë me “Zërin e Popullit. Çupi tha se Berisha iu drejtua atij duke i thënë (partia vdiq sot” (ditën e rënies së bustit).

“Partia jonë vdiq sot. Ne mund ta rithemelojmë partinë, nëse dikush nga ne mbetet gjallë, por të lutem më tha mua, gazetën mos e bëj ashtu, por bëje si Zërin e Popullit, në mënyrë që të shprehim keqardhje përballë presidentit Ramiz Alia. Kur unë shkova në redaksi disa nga anëtarët e bordit dhe në mënyrë miqësore më thanë “hajde ta bëjmë ashtu si thotë Saliu”. Por nuk ndodhi ashtu. Të nesërmen ka qenë shkrimi me titullin “A nuk mund ta kalojmë duke qeshur?” një nga nëntitujt ka qenë “Nexhmija mund ta mbajë bustin e Enverit në shtëpinë e vet”, tregoi Çupi.

Më tej ai tha se Berisha vazhdimisht tregoi ta kontrollonte gazetën dhe në fillimet e tij kishte gjuhë më të ashpër, por jo çdokush i bindej në redaksi, duke filluar nga vetë kryeredaktori.

Çupi tha se kur Berisha filloi të ndihej i fuqishëm, filloi të sulmojë kundërshtarët brenda partisë. Sipas Çupit, çarja më e madhe mes Berishës dhe redaksisë së gazetës ka qenë 20 shkurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.