Pas arrestimit të Ovidio Guzman Lopez-it, një prej djemve të liderit të drogës Joaquin Guzman, i njohur me nofkën El-Chapo, në Meksikë ka shpërthyer dhuna.
Anëtarët e kartelit Sinaloa janë përleshur me policinë në pjesë të ndryshme të qytetit.
Nga përplasjet, humbën jetën dy persona dhe u plagosën 18 të tjerë, shtatë prej tyre policë.
Më shumë se 100 fluturime thuhet se u anuluan pasi u përhap dhuna.
Agjencia Federale e Aviacionit Civil (AFAC) njoftoi se hyrja dhe dalja nga aeroporti në Sinaloa u ndalua për shkak të rritjes së dhunës në vend.