Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nard Ndoka: Qeveri teknike më 14 maj, Ramës i është kërkuar nga ndërkombëtarët të largohet

20:20 / January 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nard ndoka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka deklaruar se ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet vendore të 14 majit. Referuar lidhjeve të tij diplomatike, Ndoka tha se Ramës i është kërkuar drejtpërdrejt nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe institucione të sigurisë që të zgjedhë një kryeministër tjetër nga kampi i majtë dhe të ngrejë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse.

Për Ora News, Ndoka tha se arsyeja që ndërkombëtarët e kanë kërkuar ngritjen e një qeverie teknike është për faktin se shohin trazira.

Ndoka: Sipas informacioneve që unë kam atij i është kërkuar edhe largimi si kryeministër, krijimi i një qeverie teknike për zgjedhjet lokale. I është kërkuar nga personazhe të rëndësishme  ndërkombëtare, edhe nga pjesa e institucioneve të sigurisë së tyre në mënyrë të drejtëpëdrejtë. Pse? Shohin trazira.

Nuk mund të tolerojnë një lider që ka tendencë për manipulimin e zgjedhjeve, një lider që vjedh çdo ditë, një lider që sot i jep mijëra euro një kompanie që është në hetim për incineratorët.

I është kërkuar dhe janë informacione jo të konsumuara në mënyrë zyrtare, por qarkullojnë dhe përmes lidhjes që kemi me faktorin ndërkombëtar që Ramës i është kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të shikojë mundësinë e një kryeminstri tjetër ndoshta nga radhët e veta por jo Edi Rama dhe një qeverisje teknike që të përfshijë dhe faktorin tjetër politik apo jo politik për ti dhënë garanci mbatjes së zgjedhjeve lokale me një standard të pranueshëm.

Edi Rama nard ndoka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.