Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Krimi në Shkodër/ Drejtori i maternitetit: 32-vjeçarja kërkoi ta çonte fëmijën në Shtëpinë e Fëmijës, por më pas refuzoi

17:41 / January 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 senad halluni 1673109252
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 32-vjeçarja Orjana Gremi hodhi foshnjën në lumin Kir, duke i marrë jetën.

Halluni tha se gruaja nuk deklaroi atësinë e djalit, si dhe kërkoi dorëzimin në Shtëpinë e Foshnjes. Megjithatë, më pas ajo ndryshoi mendje dhe e mori vetë fëmijën.

“Ky është rast atipik për shoqërinë tonë. Sa i takon shërbimit të maternitetit Shkodër, mund t’ju shpjegoj që zonja ka ardhur në datën 30, është shtruar, ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjithë procedurat dhe në pranim është një filtër që ne regjistrojmë atësinë e fëmijës. Zonja ka refuzuar ta shkruajë atësinë e fëmijës dhe që këtu nisi vëzhgimi rreth saj. Kemi protokoll për këtë proces që sigurisht kryesorja është mosneglizhenca nga ana mjekësore, pastaj zonja ka refuzuar dhe ka shprehur dëshirën që të fillojnë procedurat për ta dorëzuar në shtëpinë e foshnjës. Duke qenë se ishte data 31 dhjetor, njoftuam drejtorinë e shtëpisë së foshnjes që të nisnin procedurat. Në këtë moment futet në ndjekje të afërt nga psikologia, e cila ka kryer procedurën standard, një vlerësim të gjendjes psikologjike e sociale të zonjës që është dokumentuar në kartelën klinike. Më 31 dhe 1 kam qenë vetë mjek në shërbimin 24 orë dhe mesa kemi mundur të festojmë për vete, jemi mundur dhe për zonjën e të tjerë që ishin në materniteti, jemi munduar t’i gëzojmë. Zonja ka punuar në një ndërmarrje të këpucëve në Shkodër dhe disa shoqe të saj erdhën për ta parë duke i sjellë rroba, dhurata bashkë me personelin. Me datën 1,2,3 ka qenë pushim dhe me datën 4 kanë nisur procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjës. Atë datë ka refuzuar që ta dorëzojë dhe sipas protokollit që kemi, ka nënshkruar një deklaratë që marr përsipër marrjen e fëmijës në gjendje normale dhe në kushtet e një vlerësimi që është bërë nga psikologia që ka qenë në normalitet. Është dorëzuar fëmija dhe zonja, ka dalë nga materniteti dhe nga ky moment ne nuk kemi kontakt më tutje. Në spital nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e saj”, tha Senad Halluni.

foshnjën Orjana Gremi Senad Halluni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.