Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Orgesi tregon historinë e trishtë: Familja më ndau nga bashkëshortja sepse ishte me ngjyrë

18:50 / January 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orgesi ka ardhur në studion e programit “E diela shqiptare” me një trëndafil të kuq në dorë. I dedikuar për dashurinë e tij të jetës dhe siç shprehet ai, njeriun që e ka bërë të ndjehet si kurrë më parë pavarësisht se nuk është e para në jetën e tij. Përpara se të na rrëfejë për personin që i ka sjellë trëndafilin, ai ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” episodet e së shkuarës.

Në moshën 24-vjeçare u dashurua pas një vajze me të cilën ka edhe një fëmijë. Familja e Orgesit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie sepse ish-bashëkshortja ishte me ngjyrë. Situata nisi të ishte e vështirë për këtë të fundit dhe çifti mori vendimin për t’u ndarë.

Orges: Kur isha 24 vjeç, jam njohur me një vajzë. Pasi kaloi pak kohë, ajo ngeli shtatzënë, ne u martuam.

Ardit Gjebrea: Bëtë dasmë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk bëtë dasmë por jetuat bashkë?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë tënde?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Lindi fëmija. Djalë apo vajzë?

Orges: Vajzë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është sot?

Orges: 13.

Ardit Gjebrea: Por ti nuk je bashkë më me bashkëshorten tënde.

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Po pse u ndave nëse mund të pyes?

Orges: U ndamë për arsye sepse ish-bashkëshortja ime ishte me ngjyrë.

Ardit Gjebrea: Edhe?

Orges: U ndamë sepse në Shqipëri është ende ai mentaliteti që një me ngjyrë duhet të marrë një me ngjyrë dhe s’duhet të marrë dikë tjetër.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti e dashuroje?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: Kush ndikoi më shumë në ndarjen tënde?

Orges: Më shumë ndikuan njerëzit e mi.

Ardit Gjebrea: Të afërmit?

Orges: Po.

Ardit Gjebrea: U bë kaq stresuese sa u bë e pamundur jeta?

Orges: Po. Nga unë nuk ishte aq stresuese, por ndikoi shumë te ish-bashkëshortja dhe vajti në një pikë që…

Ardit Gjebrea: Ajo nuk duroi dot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

Zjarri nuk ndalet as pas 48-orëve në Mallakastër, era dhe temperaturat e larta përkeqësojnë situatën

14:11 / August 5, 2026

Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha dhe një varrezë automjetesh

12:26 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.