Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nënë e bir në pranga për vjedhje / Djali i pastrueses reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale

19:20 / January 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Havier Dobi hajdut 672x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Në bashkëpunim me djalin e saj, Rozeta vidhte banesat duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar, teksa 23-vjeçari e priste jashtë shtëpive me makinë.

Djali i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohor prej rreth 4 vitesh.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir i përket ish-zyrtares së lartë në kryeministri, Alda Klosi, të cilës i janë marrë para dhe sende me vlerë që kapin shifrën prej 120 mijë eurove. Banesa të cilën Klosi e kishte marrë me qira, është grabitur në muajin dhjetor, kur kjo e fundit ndodhej në Amerikë.

ahmetaj Alda Klosi Havier Dobi Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm për bombë pranë Ministrisë së Jashtme, gjendet një çantë e dyshimtë / Thirren ekspertët për verifikim

09:58 / September 7, 2026

Kalaja e Rozafës thyen rekord në gusht, mbi 27 mijë vizitorë në vetëm një muaj/ Rritet me 11% interesi për trashëgiminë e Shkodrës

09:52 / September 7, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

‘Regina Palm’/ Gjykata e liroi nga qelia, Luan Muça: Konflikti për pronën në Palasë!

17:31 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.