Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama thërret takim në Tiranë me liderët e partive shqiptare në Maqedoni, reagime në Shkup: Platformë e dytë…!

18:40 / January 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama lidere MV 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tema dhe arsyeja e takimit të thirrur për ditën e nesërme në Tiranë, nga kryeministri shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare, mbetet një mister. Nga kabineti i Ramës nuk sqarojnë agjendën, nuk tregojnë mbi arsyen se pse ai është thirrur dhe pse pikërisht në këtë moment.

VMRO-DPMNE-ja nuk i fsheh dyshimet për takimin e liderëve me Ramën në Tiranë. Nga partia e Mickoskit e vendosin theksin te Ahmeti si shfrytëzues i kësaj mundësie, duke thënë që do të mësojë Ramën për agjendën e gjelbër ose do të kemi një platformë të dytë tiranase.

“Është interesante se si vetëm LSDM-ja nuk ka asgjë kundër këtij takimi ku për çështjet maqedonase koordinohen në Tiranë. Aliu, siç duket, do ta mësojë Tiranën për agjendën e gjelbër ose Tiranë do të përgatisë një platformë të dytë tiranase të cilën më pas Aliu do ja japë Kovaçevskit? Marrëveshja e vetme që mund të dalë është bashkimi kundër krimit dhe marrëveshje për zgjedhje që populli të mund të vendosë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

LSDM-ja nuk e sheh takimin si problematik por në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian.

“Edi Rama është mik i dëshmuar i Maqedonisë dhe i popullit maqedonas, Shqipëria është vendi ynë mik me të cilin ecim së bashku në rrugën evropiane dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, jemi bashkë në aleancën e NATO-s, nuk kemi çështje të hapura dhe bashkëpunimi ekonomik është në nivelin më të lartë përmes nismës Ballkani i Hapur. Çdo takim, formal apo joformal, që është në interes të dy vendeve dhe të dy popujve është për ne në drejtim të ndërtimit të një rajoni evropian”, thonë nga LSDM.

E ndërkohë, kjo nismë e Ramës është komentuar më gjerë në Shkup. Deputeti Skender Rexhepi kujton takimin e gjashtë viteve më parë të cilin thotë se Rama e kishte bërë në cilësinë e “zëdhënësit të BDI-së”, për interesa partiake të partisë së Ahmetit.

“Edhe produkti i atij takimi “platforma shqiptare” ishte dhe mbetet vetëm farsë, pasi që në asnjë cikël të ardhshëm zgjedhor, e njëjta nuk ishte në tavolinë të përbashkët të partive politike shqiptare, e që nuk është as sot para procesit të ndryshimeve kushtetuese. Andaj, është shumë e qartë që Edi Rama nuk ka legjitimitet të mbledhë partitë shqiptare për çështjet që i tangojnë shqiptarët këtu në Maqedoni, kjo pasi që, edhe prapa takimit të nesërm, do të rezultojë ndonjë truk i radhës që “do t’ia dëgjojmë zërin nesër””, tha Skender Rexhepi, deputet i pavarur.

Një takim me një format të këtillë u mbajtë për herë të parë në dhjetor të vitit 2016 kurse muaj më vonë u firmos një Deklaratë e përbashkët e partive shqiptare e cila edhe sot nuk është realizuar në tërësi. /Alsat

Edi Rama VMRO-DPMNE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton sot Paketën Fiskale/ Ulet TVSH për shportën, rritet për mallrat dhe shërbimet e tjera

09:34 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026

Netanyahu: Izraeli duhet të formojë një qeveri të fortë kombëtare të krahut të djathtë

09:18 / October 28, 2026

“Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë”/ Ilirjan Celibashi jep lajmin për zgjedhjet e 2027 në Tech Talk

09:12 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.