Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar qytetarët se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritikë në përballje me krizën energjetike.
Përmes një videomesazhi, Kurti u shpreh se për furnizim të rregullt dhe me çmime të përballueshme është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike.
“Dua t’ju rikujtoj që dy muajt që kemi para nesh janë kritik në përballje me krizën energjetike. Prandaj për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj e të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje dhe inkurajoj që ta vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë”, tha Kurti.