Deri në mesditë mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë në veri dhe zonat qëndrore.
Mbrëmja dhe nata paraqiten kryesisht me vranësira dhe kthjellime, ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë në jug dhe pjesërisht në zonat qendrore.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6 në 22 gradë Celcius.
