Tre testime janë bërë nga Autoriteti i Aviacionit të Civil dhe Policia e Shtetit për sigurinë në Rinas he dhe me lehtësi të plotë është arritur të futet eksploziv, armë të ftohta, madje në një rast është arritur të çahet rrethimi, pikërisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë dhe grabitësit. Janë bërë testi me për sigurinë në aeroport që në prill të vitit 2016. Pothuajse gjithnjë ka pasur probleme me sigurinë në aeroport dhe mangësi të theksuara. Disa herë janë tërhequr vëmendjet e Ministrisë, Policisë dhe të koncesionarit të aeroportit. Sidomos pas ngjarjes së ndodhur në verën e vitit 2016, ku u grabitën 1 mln. euro po në pistën e Rinasit.
Në të tre testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thi-. ka. Rasti më i rëndë ka qenë futja në të njëjtën pikë nga ku depërtoi brenda pistës së Rinasit makina e grabitësve në qershor 2016. Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. Raporti i është dorëzuar Aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj 2018. Por as nga shteti, as nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë. Vetëm pak ditë më vonë, në 29 qershor, ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”. Sërish asnjë masë, derisa mbërritëm te ngjarja e djeshme. Si gjithnjë, palët kanë bërë përgjegjëse njëra-tjetrën, me lojën e zakonshme `hidh e prit’, por pa rezultate dhe masa konkrete. Edhe pse me koncesionar të ri, duket tej se problemet e sigurisë kanë çaluar në mënyrë skandaloze. E gjitha kjo për një investim të vogël nga palët, mbikqyrja e hyrje-daljeve me roje provat apo policisw shtetërore dhe monitorimi me kamera e pajisje të tjera bashkëkohore, si bllokadat elektronike.
Urdhri i Xhafajt u neglizhua: Policia të shoqërojë paratë
Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban r”, firmën e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, me titull: “Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të sektorit bankar, sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare, materiale dhe sendeve të çmuara gjatë transportit”.
sipas urdhrit të ish-ministrit Xhafaj vitin e kaluaR; Policia duhet të shoqëronte paratë deri në pistë e me kode sigurie. Pse u neglizhua? Tri testet që dështuan masat në aeroport dhe vërtetuan cenimin e sigurisë Në pistë. Askush nuk mori masa, përgjegjësitë si loja `hidh e prit’. U futën thika, armë dhe sende të paligjshme, reagimi inekzistent. E njëjta situatë në 2016, para grabitjes së parë
Në ketë urdhër, ish-ministri Xhafaj urdhëron: “Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 leke, përveç masave të parashikuara në kategorinë F, pikat “a” dhe “b” nga shërbimi privat i sigurisë fizike, strukturat e PoliCisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi”. Nëse do të ishin marrë pikërisht këto masa, në një kohë kur jo një, por 3 banka po transportonin 10 milionë euro drejt Austrisë, plani i grabitjes do të haste në rezistencën e policisë, paçka se ishte mirepërgatitur me një disiplinë ushtarake. Po ashtu, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk kanë zbatuar një tjetër kërkesë në këtë urdhër, ku parashiko-hen një sërë masash pik thasët me valutë.
“Ne kontratën ndërmjet palëve të përfshihet edhe kategoria e mjeteve të blinduara, sasia maksimale-minimale e vLerave monetare që do të transportohen gjatë një eskortimi, përdorimi i GPS-it, bojë ngjyrosjeje me kod për çdo bankë, kamerat e regjistriMit, sinjali SOS, radio komunikimi etj.”.