Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia e Otrantos/ Çfarë ndodhi me 32 djemtë e Maqellarës? Deputeti rrëfen se çfarë i thanë italianët

21:49 / January 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
otranto 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Qoku, asokohe deputet i Dibrës e ka ndjekur këtë ngjarje hap pas hapi. Ai, kishte humbur kushëririn e tij Sulejmanin.

“Kam qenë në kuvend kur e kam marrë vesh ngjarjen, vjen një njoftim që në Vlorë është gjendur kufoma e Sulejman Qokun e kisha kushëri. Dita ishte me stuhi, mësova se ishin 32 persona sërish kam shkuar në Itali me një oficer të interpolit dhe të vëllain ku identifikuan kufomën e Sulejman Qokut” u shpreh Agron Qoku, ish deputet i Dibrës

Asokohe thuhet se u krye një kontroll sipërfaqësor nga pala italiane por pa mundur të gjendet gjë.

“Pas 6 javësh vjen një fonogramë nga Italia, ishin gjetur në rrjetat e peshkaatrëve trupat e pajetë të 4 perosnave…dhe u përpoqëm të gjejmë dokumente identifikimi apo monodhë shqiptare, bëmë fotot por asnjë njeri prej tyre nuk njohu dot ndonjë të afërm. Ishte e vështirë, më pas di që bënë një kërkim të plotë në det, por se sa thellë nuk di të them pasi ndoshta ka qenë e pamundur që asokohe të kërkohej me shumë thellë” u shpreh Agron Qoku, ish deputet i Dibrës.

Lajmi tragjik u përcoll vetëm me një kronikë të thjeshtë në atë kohë. Vendi ishte përfshirë nga ethet e zgjedhjeve parlamentare të majit 1996. Familjarët pretendojnë se tragjedia e tyre u neglizhua.

“Ne sjemi ndaluar asnjë ditë, dhe dera jonë e hapme ishte vetëm tek Safet Zhulali, ministër i mbrojtjes dhe deputeti jonë Agron Qoku. Ministri i brendhsëm na jepte premtime por ende asgjë” u shpreh Gjurim Maksuti, familjar.

“Shteti nuk ka vepru mirë në këtë drejtim, sepse nuk më ka dhënë asnjë përgjigje. Thuaj çfarë të dish, jo tërhiqu rranxave dhe fshihu prej familjarëve, se ka bo kush. Kjo ngjarje nuk ka vaki edhe në botë. Unë jam 82 vjeçe dhe të humbin 32 yjë pa nam pa nishan, vetëm ne na ka bërë vaki” u shpreh Shahije Braç, familjare.

Në maj të vitit 1996, pas një kërkese të autoriteve shqiptare, një fregatë italiane zhvilloi një kërkim të thelluar në det, por pa mundur të gjejnë gjë.
“Sollën kasetën dhe e pamë dhe na thanë që fregata italiane e ka kontrolluar detin dhe në det nuk ka gjë. Atëherë lind pyetja, nëse në det nuk janë, atëherë ku janë? Se po të kishim një përgjigje ishte mbyll çështja” u shpreh Gjurim Duriçi, familjar.

“Është e pamundur të gjendet një shenjë pas katër muajsh. Unë do të thoja që edhe një javë është shumë. P.sh kur u mbyt Reina 1 në tetor 2011, u mbyt për 3 minuta e 15 sekonda dhe 24 orë pas mbytjes së saj erdhi një fregatë turke për të kërkuar të mbijetuar dhe nuk gjeti asnjë” u shpreh Artur Meçollari, Ish-shef i Shtabit i D2D.

deputeti maqellares tragjedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.