Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me betimin e tre deputetëve të rinj opozitarë, të cilët morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Korab Lita, Arlind Cacani dhe Halim Jakimi janë duartrokitur nga kolegët socialistë gjatë momentit të betimit. Në rendin e ditës janë parashikuar të diskutohen raportet vjetore të disa institucioneve.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm policia kishte marrë masa rreth zonës së sallës së seancave plenare.
Lexo edhe: Seanca parlamentare paralizon trafikun, policia masa nga frika për protestë