Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ligji mban “peng” pensionistët e vetëpunësuar, u merr mbi 9500 lekë/muaj

17:22 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Individët që aktualisht tërheqin pension pleqërie por vazhdojnë të jenë të vetëpunësuar në sektorin privat vazhdojnë ende të jenë të detyruar të derdhin kontribute për llogari të sigurimeve shoqërore mbi bazë e pagës minimale në shkallë vendi.

Kjo ndodh edhe pse në muajin Qershor, Ministria e Financave propozoi një ndryshim në ligjin për sigurimet shoqërore, sipas të cilit “Këshilli i Ministrave mund të vendosë që përfituesit e pensionit të pleqërisë, të vetëpunësuar në sektorin privat, të tërheqin këstet mujore të pensionit dhe të përjashtohen nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjatë kohës së vetëpunësimit”.

Iniciativa e Financave u shoqërua me argumentin se të pyetur përmes nismës së Këshillimit Kombëtar, 66% e qytetarëve kërkonin që pensionistët aktivë në tregun e punës të përjashtoheshin nga ky detyrim, duke qenë se atyre nuk u njihet koha e vetëpunësimit si periudhë sigurimi.

Kështu, më këtë nismë ligjore synohej lehtësimi i këtyre personave nga barra e pagesës së kontributeve të cilat deri më sot nuk u njihen si periudhë sigurimi. Por edhe pse kanë kaluar 6 muaj që kur ndryshimet ligjore janë hedhur për konsultim, ende miratimi i këtij drafti është pezull.

Kjo bën që afro 1484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat, të mbeten peng e kësaj zvarritjeje dhe të vijojnë të derdhin çdo muaj rreth 9500 lekë për efekt të sigurimeve shoqërore. Në total kjo kategori paguan 14,1 milionë lekë çdo muaj apo 169 milionë lekë në vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.