Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kalimi i Agron Çelës në PS, Abilekaj reagon ashpër: Triumfi i zinxhirit të korrupsionit, u shpall në vallen e Elisës

21:55 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cela ps
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj e ka quajtur ngjarjen me Çelën “një skandal” dhe “pazar” që u shpall me vallen e deputetit dhe Elisa Spiropalit në Shkodër. 

“Popullariteti i Ramës është në rënie. Rama ka patur afrime me parti të ndryshme politike. Ky është rasti, ku Agron Çela nuk e ka shpjeguar fare arsyen pse është larguar nga PL dhe pse është afruar me PS. 

Ai është një biznesmen. Ne dimë që në këtë pushtet totalitar që korrupton ose ndëshkon, ai ka zgjedhur të korruptohet. Sepse nuk ka asnjë arsye tjetër, që në një qeverisje, ku skandali kap skandalin brenda orës dhe niveli i besueshmërisë bie me sekonda dhe korrupsioni ka kapur çdo qëlizë të vendit, të bashkohesh në këtë moment me Edi Ramën? Me çfarë karte morale? Ai nuk ka asnjë kartë morale. Ai është biznsmen.

Ai shkon atje si biznesmen që mbart me vete disa vota pa ngjyrë, vota interesash të pastra, vota të shitura. Mesazhi që jepet është se kjo qeveri mund të korruptojë në sy të të gjithëve, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për imazhin e vet, sepse votën e cilëson si mall në shitje. Ky është Pazar që tregon se e ndërtojnë pushtetin mbi vota të blera. Kemi zinxhirin e korrupsionin që shpallet triumfator me vallen e Elisës dhe takimin e Edi Ramës. Ky është skandali që na u shfaq ne.

Na u shfaqë njëherë me videon e famshme me Lefter Kokën, që konfirmonte korrupsionin politik si të vetmin mundësi për të fituar pushtetin.

Kjo është kthyer në normalitet dhe në triumf”, deklaroi Abilekaj. 

abilekaj agron cela pazar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.