Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Olta Gixhari shënjestron “viktimën” e radhës: Vetëm unë mundem të të përzë nga këtu

22:03 / January 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta gixhari 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Genti dhe Zhaklina tashmë janë jashtë “Big Brother Vip” dhe aktorja Olta Gixhari nuk ka humbur kohë për të gjetur një “viktimë” tjetër. Ditët e fundit ajo ka debatuar kryesisht me Luizin, por së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me gazetarin Ronaldo Sharka.

Olta i ka thënë hapur atij që ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia.

“Nëse ka një njeri që mund të të përzërë nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.

Olta Gixhari është futur me synime të qarta në “Big Brother Vip”. Aktorja është e vendosur që do ta fitojë këtë edicion. Këtë bindje të saj nuk heziton ta thotë me zë të lartë para banorëve të tjerë, ndonëse është herët për të folur për fituesin.

“Do të çoj në finale,”– i tha Bjordi Oltës.

Ndërsa kjo e fundit i kthehet duke i thënë se po flet me fituesen.

Këtë nuk dimë ta themi, por një gjë është e sigurt të gjithë ata që i kanë dalë kundër dhe kanë debatuar me Oltën deri më tani ndodhen jashtë shtëpisë së “BBV”. Në fillim ishte Zhaklina e cila nuk e përballoi presionin dhe së fundmi edhe Gent Hazizi i cili pati një përplasje me aktoren.

Më herët Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Ronaldo Sharkën mbi këtë temë, ku është shprehur se si fillim nuk e beson se do të shkojë në finale. Përpos kësaj, ajo tha se nëse shkon me këdo nga kundërshtarët e saj do të donte të shkonte dorë për dore. A thu të jetë e mundur kjo?

Nuk, e dimë por na mbetët ta zbulojmë deri atë ditë, ndonëse përvoja të mëparshme kanë treguar se që tani jo kur janë afër finishit, banorët luftojnë me mish dhe shpirt për tu shpallur ata fitues.

Big Brother VIP olta gixhari Ronaldo Sharka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.