Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lorenc Vangjeli: Trashëguam një Zvicër me det dhe tentuam ta shkatërrojmë

22:49 / January 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
LORENC VANGJELI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëshpërimi zakonisht është armë e fuqishme e individit i cili has padrejtësitë, atë që e konsideron si jomorale, që konsideron si të dëmshme kontrastet gjithmonë e më të theksuara, në një shoqëri gjithnjë e më të dëshpëruar si Shqipëria, që herë i vënë emrin SPAK, herë i vënë emrin Zot, është një nevojë e brendshme, që edhe nuk ekziston shoqëria rreket ta krijojë.

Zullumi dobësohet, litari kur trashet bëhet më i fortë. Zullumet janë të pafundme, mëkatarët janë të pafund dhe janë në mazhorancë, për shkak se bëjnë më shumë zhurmë, janë më të dukshëm.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, lidhur me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se 30 vjet janë pafundësisht shumë për jetën tonë, pasi është një brez njerëzor, dhe për një individ është pjesa më vitale. Por sipas tij, në historinë e një kombi është më pak se një hapje-mbyllje sysh.

“Por kur thua që gjetkë ka… Të tjerët e kanë bërë nëpër qindra mijëra vjet. Kanë krijuar atë që ne ende nuk e kemi, traditën, shto dhe traditën e individit shqiptar me shtetin, është një raport i frakturuar.

Në 30 vjet, progresi ynë është fantastik, është i jashtëzakonshëm. Edhe pse mund të ketë shumë balle të vrenjtur nga kjo që them.

Ngjan sikur nga dje ne kemi trashëguar një Zvicër me det dhe me diell dhe ne kemi tentuar ta shkatërrojmë. Krahasimi me të shkuarën është i jashtëzakonshëm, progresi është i jashtëzakonshëm. Por ne nuk ditëm të mësojmë as nga eksperienca dhe as nga gabimet e së shkuarës.

Sikur ata që na kanë qeverisur të silleshin si shërbenjës, ky vend do ishte pafundësisht më mirë. Dhe kjo është drama jonë më e madhe” – tha Vangjeli.

historia Lorenc Vangjeli spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.