Luiz Ejlli dhe Kiara Tito biseduan sot pak çaste me njëri-tjetrin.
Teksa këngëtari i shprehte edhe njëherë pendimin për gjithçka tha, moderatorja u përpoq të artikulonte përshtypjet dhe mendimet e saj për të. Në një moment, ajo e quajti të papjekur dhe pa shtyllë kurrizore.
Pjesë nga biseda:
Luizi: A thua iki? Nuk e di, unë e shoh veten jashtë.
Kiara: Nuk ja kam idenë. Që ke bërë gabim trashanik, ke bërë. Është shumë gjynah që të ndodhi
Luizi: Unë ia bëra vetes, se të ma kishte bërë dikush. Unë e shoh veten në pasqyrë, me kë të kapem. Unë nuk ia kam falur vetës
Kiara: Më dukesh shumë i papjekur
Luizi: Mu bë shumë presion. Mora super xhiro. E bëra fushë me lule, sikur çdo gjë sillej rreth meje. Mu duk sikur u afrova shumë me ty, edhe pse ti nuk më dhe asnjë shpresë. Bëra një gomarllëk
Kiara: Jam e lumtur që nuk të dhashë atë afrimitetin që ti doje. Kisha një ndjesi të çuditshme që ditën e parë. Kam pasur gabime edhe unë. Duhet të mbash një qëndrim të fortë ndaj teje. Ti më dukesh si njeri pa shtyllë kurrizore, je i paqëndrueshëm.
Luizi: Nuk përdoret ky term
Kiara: Je i paqëndrueshëm. Këtu se jashtë nuk e di si je. Nga dy-tre muhabete që kemi bërë. Nuk ke kohë se je 37 vjeç, jam vajzë dhe kam vënë diçka në terezi. Nuk kam ndërmend të marrë një njeri dhe ta mësoj nga e para. Unë dua të mësoj nga ai. Kur s’je bërë 37 vite nuk ke për t’u bërë më ti. Vetëm nëse pëson ndonjë mrekulli që ti të ndryshosh.
Luizi: Nuk më dhe ndonjë shpresë, përkundrazi më the se të pranoj si shok. Kaq shumë më ishte fiksuar në tru se jam afër, sa nuk e di. Për mua ke qenë gjëja më e bukur në këtë shtëpi. Nëse nuk do kishe qenë ti këtu, nuk do bëja kaq shumë batutash.
