Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përplasje mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani

19:00 / January 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
64394647 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer protestuan të shtunën (14.01.) për mosprishjen e fshatit Lützerath dhe ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë. Aktivistja suedeze, Greta Thunberg akuzoi Gjermaninë, se “është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë”. Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE. “Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (…) njerëzit mbrohen”, tha Thunberg.

Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më vonë sipas të dhënave të policisë, u hodhën mjete piroteknike. Më pas pati përplasje dhe disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri, Garzweiler II.

Kryeministri i landit NRW, Hendrik Wüst (CDU) dhe ministrja e Bujqësisë së landit, Mona Neubaur (Të Gjelbrit)  e mbrojtën planin për prishjen e fshatit, duke theksuar, se ky bëhet mbi bazën e një ujdie mes federatës dhe landit me koncernin energjitik. Kjo ujdi ka anën tjetër daljen nga energjia e qymyrit në vitin 2030. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, kishte bërë të ditur para disa ditësh se qymyri nën Lützerath nevojitet për sigurinë energjitike në këto kohë krize./ DW

demonstruesve gjermani Përplasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.