Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Komiteti për monitorim i KE-së i bën thirrjen e rëndësishme Malit të Zi

22:03 / January 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti për monitorimin e respektimit të detyrimeve që dalin nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, u bëri thirrje në raportin e tij, të gjitha subjekteve politike në Mal të Zi, që të zgjedhin pa vonesë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese tani nuk është në gjendje të funksionojë siç duhet në çështjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore”, thuhet në dokument.

Sipas raportit të komisionit, Malit të Zi i kërkohet të zbatojë rekomandimet e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institucionet Demokratike të OSBE-së në lidhje me proçesin zgjedhor, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Sipas raportit, “zhvillimi i ngjarjeve në luftën kundër korrupsionit duket premtues, pritej që një sërë rastesh të profilit të lartë të ishin një tregues i angazhimit real në luftën kundër korrupsionit.”

Raporti i komitetit theksoi gjithashtu se Mali i Zi përjetoi paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në vitin 2022, i cili ishte rezultat i një proçesi të vazhdueshëm transformimi pas zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat e hoqën Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviq nga pushteti për herë të parë në historinë e vendit.

Mali i Zi është përfshirë në raportin e komitetit sepse është ende nën monitorim pasi përmbush detyrimet e tij në Këshillin e Evropës. Mali i Zi është anëtar i Këshillit të Evropës që nga maji i vitit 2007. Mesazhe të ashpra Malit të Zi iu dërguan nga BE-ja në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur u njoftua se mund të konsideronte ndërprerjen e negociatave me Malin e Zi në rast të vazhdimit të krizës politike dhe institucionale në vend.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë deklaruan se nëse Mali i Zi nuk krijon institucione funksionale dhe nuk zgjedh gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Bashkimi Evropian në janar ose shkurt mund të shqyrtojë se si të ndalojë proçesin e negociatave.

KE komiteti Mal i ZI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.