Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një tjetër deputet i PD-së lë mandatin: Vala e përjashtimeve e tepër. Përçarja po vijon ende

13:39 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 62
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon që përçarja e PD-së të prodhojë dorëzime të mandateve të deputetëve. Fatjon Veizaj, deputet i PD-së në qarkun e Vlorës ka hequr dorë nga mandati. Më herët ishin Grida Duma dhe Alfred Rushaj që dorëzuan mandatet. Përmes një qëndrimi të shprehur në Facebook, Veizaj thekson se vala e përjashtimeve është e tepër dhe se përçarja po vijon ende. “Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës”,-shkruan Veizaj.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,

Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.

Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.

Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve.

Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.

Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.

Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale! Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhe kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve për protestën, Policia: Nuk i kemi dërguar ne

13:12 / October 22, 2026

Përfundon seanca plenare, policia heq perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës kryesore

12:59 / October 22, 2026

Marta Kos nga Mali i Zi: Për Shqipërinë është vendimtare ruajtja e ritmit drejt BE-së

12:23 / October 22, 2026

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.