Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar, deklaruar se “ky Kuvend ka vdekur” dhe se ka bllokuar Komisionin Hetimor në lidhje me udhëtimet luksoze të kryeministrit Rama me avionë privatë.
Ai u shpreh se kërkesa e ngritur nga deputetet e Partisë Demokratike për charterat e kryeministrit Edi Rama u pengua nga Kuvendi me argumente turpëruese dhe të pabaza.
“Kuvendi është kthyer në një noter të ekzekutivit, kujtojmë se dje ishte 23 vjetori i masakres së Reçakut dhe ne për shkakun tuaj në nuk kemi arritur akoma të miratojmë rezolutën. Pengesa e fundit nga ana juaj ishte kërkesa që ne ngritëm për udhëtimet luksoze të charterave të kryeministrit. Kërkesa është nga 38 deputet dhe ju e keni bllokuar këtë të drejtë. Çfarë kishte këtu dhe argumenti juaj ishte vota e shqiptarëve, nuk është firma e Luçiano Boçit as e Sali Berishës është firma e atyre mijëra shqiptarëve. Ky kuvend ka vdekur”, është shprehur ai