Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Alibeaj ka përjashtuar 20% të grupit të PD”, Bylykbashi: Lëvizjet e tij të koordinuara nga Rama

21:01 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha oerdi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi edhe njëherë vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD dhe 4 deputetë të tjerë mes të cilëve dhe ai vetë.

Bylykbashi deklaroi në A2CNN se vendimi i Alibeajt është nul dhe e akuzoi këtë të fundit se është në shërbim të Edi Ramës, për të shmangur vëmendjen e opinionit sa herë që del një çështje e rëndësishme.

Sipas nënkryetarit të PD, Alibeaj tashmë ka përjashtuar 20% të grupit të Partisë Demokratike dhe një lëvizje e tillë nuk bën gjë tjetër përveçse dobëson pozitat e kësaj force në Kuvend dhe forcon mazhorancën.

“Unë jam një deputet i PD. Anëtar i grupit të PD ashtu si është dhe Sali Berisha. Çdo gjë që ka ndodhur pas 10 shtatorit të 2021 është nul, përjashtimi i Berishës, Nokës, Vokshit, Baçit dhe tani kjo e fundit që depozitoi Alibeaj. Ky është një interes i pastër i Ramës për të ndodhur kjo. Çdo gjë vihet në lëvizje në momentin e nevojshëm. Këllici denoncoi një tender të bashkisë dhe të nesërmen u përjashtua. I duhet Ramës një opozitë e tillë dhe pastaj e krijon këtë situatë. I duhet Ramës që ta mbajë PD në këtë situatë dhe krijon situatën me gjykatën. Është depozituar në Kuvend një shkresë që përjashton 4 deputetë të tjerë se gjoja u është dhënë një periudhë reflektimi 1 vjeçare. Është e shkruar në rregulloren e 2018, ku nuk ka asnjë germë për përjashtim të deputetëve. Kjo do të thotë që vendimi është nul sepse baza ligjore është e shfuqizuar. Ka një vit që parlamenti përdor një vendim nul se i intereson mazhorancës. Alibeaj ka përjashtuar 9 deputetë ose 20% të grupit dhe ka zvogëluar forcën që ka dalë nga zgjedhjet. Kujt i intereson kjo? Vetëm Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

oerd
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.