Aldo Bumçi beson se Partia Demokratike do të fitojë më shumë se 30 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj socialistit Damian Gjiknuri, i cili tha se PS do të sigurojë mbi 40 bashki.
“Do jemi mbi 30 bashki. Në 2015 fituam 16 bashki të vetëm. Partia e Lirisë nuk ishte në aleancë me ne dhe fitoi 9 bashki, PDIU fitoi 3 bashki. Rreth 10 bashki të tjera janë lënë për dhjetëra dhe qindra vota”, u shpreh ish-ministi gjatë një interviste në “Ora News”.