Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sfidat, Kumbaro: Investime në Gjirokastër dhe Kukës për menaxhimin e integruar të mbetjeve

12:18 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbarooo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë Ministria e Turizmit ka shpalosur sfidat për vitin 2023, dhe ministrja Mirela Kumbaro ka bërë të ditura disa prej synimeve. Një theks të rëndësishëm në projektet e Ministrisë së Turizmit e zë dhe ekonomia qarkulluese. Në qarqet e Gjirokastrës dhe të Kukësit, Kumbaro tha se do investohet në menaxhimin e integruar të mbetjeve për një pikë fundore.

“Ka hyrë në fuqi që nga data 1 Janar e këtij viti ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me një drejtori të dedikuar për ekonominë qarkulluese, që ka të bëjë me përdorimin e 3 R-ve; Ripërdorimin, Riciklimin dhe Reduktimin e mbetjeve në të gjitha aspektet.

Në këtë kontekst, ajo që është interesante janë konceptet edhe të edukimit mjedisor me një sektor të dedikuar në Ministri dhe kjo është arsyeja pse për vitin 2023 fillojmë me dy investime të fuqishme në bashkëpunim me Programet IPA për të pajisur dy qarqe të cilat nuk i kishin investimet në pikat fundore të trajtimit. Se ne flasim për pastërti, por vjen një moment dhe nuk e bëjmë pyetjen gjithë këto mbetje ku shkojnë? Ka nevojë për një pikë fundore në zbatim të strategjisë kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve.

Qarku Kukës dhe qarku Gjirokastër do të pajisen, falë këtij investimi me gjithë rrjetin e plotë të pajisjeve deri në trajtimin e pikës fundore. Për qarkun e Kukësit do të ndërtohet në qark, për qarkun e Gjirokastrës të 7 bashkitë pas ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë do t’i zhvendosin drejt landfillit të Bajkajt që edhe ai do të ketë pjesën tjetër të investimit”, tha ndër të tjera ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Mirela Kumbaro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.