Së fundmi, një video e publikuar nga këngëtarja Aurela Gaçe bëri që të gjithë të kuptonin se në krah të Vin Velit ishte një vajzë tjetër.
Mënyra e kërcimit së dyshes dhe fakti që tavolina e tyre kishte vetëm çifte, bëri që të aludohej se Vini ka nisur një romancë me bukuroshen që kishte në krah.
Ndonëse nuk pati asnjë konfirmim apo mohim të lajmit që po qarkullon këto ditë në portale të ndryshme, bordo.al ka mësuar disa detaje për vajzën në fjalë.
Ajo quhet Sara dhe aktualisht ndjek studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. 24 vjeçarja simpatike me tiparet e theksuara mund të jetë partnerja e re e Vin Veli, i cili për rreth dy vite nga ndarja me Bora Zemani, nuk ka bërë publike asgjë të re në çështjet e zemrës.
Kujtojmë se Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre dy vite parë, ndërsa janë prindër të një djali 4 vjeçar të quajtur Arbor.