Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vuçiç: “Ndërkombëtarët interesohen vetëm për sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësinë e Kosovës”

21:58 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka deklaruar se ky do të jetë një vit i vështirë për vendin e tij, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.

Ai ka deklaruar se nga bisedimet me liderë të ndryshëm ka kuptuar se e vetmja gjë për të cilën ndërkombëtarët janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës.

Kreu i shtetit serb pohoi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.

“Të shtunën, do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiç.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se kjo mund të bëhet pasnesër nëse kurti heq dorë nga disa synime të caktuara.

“A e keni parë dokumentin e BE-së. Aty janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë secesionistët. Dhe ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Ata thonë se ne duhet të dënojmë dhe të sanksionojmë ata që inkurajojnë shkëputjen, ndoshta pjesë të Kosovës dhe pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend”, tha Vuçiç, i cili shtoi se Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën pjesa për Kosovën është shumë më problematike sesa për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Sipas tij, ata e përshëndetën kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE, kërkuan intensifikimin e procesit të dialogut të bazuar në njohjen reciproke dhe dënuan lëvizjet përshkallëzuese të Serbisë, si dhe deklaruan se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe u bëjnë thirrje vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë sa më shpejt.

Nderkombetaret Sanksionet Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.