Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperimenti që zbulon abuzimin/ Si ta kuptoni që po blini qumësht me mungesë të elementeve ushqyes

23:19 / January 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qumesht 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djathi që tregtohet në Shqipëri dhe pretendohet se është origjinal, rezulton në disa raste të jetë me përbërës që i fshihen konsumatorit si vaj palme apo niseshte. Emisioni ‘Inside Story’ ka kryer një testim për të zbuluar nëse bulmeti që ne konsumojmë ka përbërës natyralë apo është i falsifikuar si 3 mostrat që treguam.

“Një pjesë nga djathi që kemi blerë e kemi vendosur në enë me ujë të pastër. Të gjitha enët me djathin e zhytur në ujë i kemi lënë për dy javë në një ambient të freskët siç na sugjeruan ekspertët e sigurisë ushqimore”.

Kjo është një metodë për të zbuluar nëse djathi përmban niseshte ose vaj palme. Nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit tregon që ka sasi të vajit të palmës. Nëse produkti përmban vaj palme, prodhuesi duhet ta demonstrojë qartë me etiketë, gjë e cila, nuk është prezente në asnjë prej produkteve.

Nga prova që u krye rezultoi se uji ku është vendosur djathi i deles së Gjirokastrës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i dhisë së Gjirokastrës është tretur si kos. Nëse produkti kthehet në gjendje të lëngshme si përbërësi fillestar që është qumështi, tregon se ai është cilësor.

Djathi i dhisë së Libohovës ka marrë ngjyrën e hirrës. Djathi i deles së Libohovës nuk është bërë si hirrë por ka marrë ngjyrë të bardhë. Kjo të çon drejt dyshimeve për përbërës të tjerë. Një prej tyre mund të jetë niseshteja.

Në djathin miks të Pogradecit uji është bërë si i ngjitshëm. Sipas ekspertëve nëse uji bëhet si i verdhë dhe ngjit, kjo tregon se nga djathi ka dalë vaji i palmës. Djathi i lopës së Përmetit ka qëndruar i fortë.

Edhe ky është një tregues jo normal. Kujtojmë se ky djathë në fillim me provën e jodit rezultoi të ishte me niseshte. Ribëjmë edhe një herë provën e jodit pasi e kemi lënë për 15 ditë në ujë. Përsëri djathi merr ngjyrë blu. Pra, ka përmbajtje niseshteje”-tha eksperti.

abuzim djathe ekperimenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.