Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Banorët e Kombinatit, Blushi: Veliaj mashtron, puna për strehimin e tyre nuk ka përfunduar

12:15 / January 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1674125252 tediblushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon këtë të enjte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për mosmbajtjen e premtimit për të strehuar familje të zonës së Kombinatit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

“Zona e Kombinatit pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe si pasojë rreth 1500 familje mbetën të pastreha. Familjet e prekura nga tërmeti nuk i kanë ende në dorë çelësat e banesave të reja, pavarësisht premtimeve të shumta nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

As shorti për këto familje nuk është zhvilluar, duke shënuar një premtim tjetër të shkelur. Nga verifikimi në terren rezulton se ka ende shumë punë deri në përfundimin e pallateve, një pjesë për të cilët sapo ka filluar.

Në 22 qershor 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se brenda vitit 2022 do të futeshin në banesa familjet e para, të prekura nga tërmeti në zonën e Kombinatit. Nga një verifikim në terren në zonën e Kombinatit, për të parë nga afër si po ecën procesi i ndërtimit të pallateve, rezulton se puna nuk ka përfunduar dhe ende asnjë familje nuk është strehuar aty. Çdo ditë do t’i kujtojmë Erion Veliaj nga një premtim të pambajtur dhe do t’i faktojmë konkretisht mashtrimet e tij”,-u shpreh Blushi.

Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.