Në emisionin “Drejt” të moderatorit Luan Rama, juristi Besart Logu u shpreh se vulën e ka Partia Demokratike zyrtare, sipas tij e Alibeajt.
Ai tha se nga ana juridike ka vetëm një PD dhe shtoi se ndërsa tërheqja e ankimimit është një e drejtë që ia njeh palëve dhe kjo nuk do të thotë se ka një njohje të kuvendit të 11 dhjetorit.
Logu: Vulën e ka Partia Demokratike zyrtare. Ka qenë Berisha, si mjeshtër i retorikës që nuk njeh PD-në zyrtare, sepse nga ana juridike ka vetëm një PD. Personalitet juridik për Rithemelimit akoma nuk ka sepse një gjë të tillë duhet ta japë gjykata.
Ndërsa tërheqja e ankimimit është një e drejtë që ia njeh palëve dhe kjo nuk do të thotë se ka një njohje të Kuvendit të 11 dhjetorit. Teknikisht i hap rrugë edhe shqyrtimit të çështjes së ligjshmërisë së kuvendit të 11 dhjetorit. Ai Kuvend është mbledhur duke iu referuar kuvendit të 17 korrikut.