Gazetari i Radiotelevizionit 21 në Kosovë, Burim Zariqi, ka folur në emisionin “Open”, lidhur me atentatin e planifikuar ndaj disa zyrtarëve të LDK-së në Kosovë, përfshi edhe kryetarin Lumir Abdixhiku. Zariqi ka thënë se sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për 2 organizata që mund të kenë planifikuar këtë sulm, një në Kosovë dhe një jashtë saj.
Ai tha se sipas informacioneve që kishte, njëra prej këtyre organizatave është e financuar për të LDK-së, ku foli edhe për dyshimet e disa politikanëve të Kosovës, se kjo gjë mund të jetë e organizuar brenda vendit, teksa shtoi se ka dyshime nga politikanët kosovarë që kjo mund të jetë organizuar nga brenda vendit. Por Zariqi tregoi gjithashtu se ka dyshime se atentati mund të lidhet edhe me tensionet e fundit me Serbinë, në një tentativë për të destabilizuar vendin.
“Sot është konfirmuar se dy liderët kosovarë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë ishin shënjestër e një atentati të konfirmuar nga policia e Kosovës. Sot para se të futeshin në seancë thanë se ndihen të sigurt pavarësisht lajmeve. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për 2 organizata, një në Kosovë dhe një jashtë saj, kështu kanë pranuar dhe zyrtarë të LDK-së. Sipas tyre njëra organizatë është e financuar për të sulmuar figura kyçe të lëvizjes demokrate të Kosovës. Ka dyshime që kjo mund të jetë organizuar nga brenda Kosovës, ka dyshime sipas zyrtarëve për motive politike duke ngritur dyshime te kundërshtarët politikë.
Ka qarkullime për lajme që ka lidhje me tensionet në veri pasi është një betejë edhe me palën serbe dhe këto lajme nuk mund të merren me shumë siguri. Ka forca serbe të integruara në Kosovë, gjithmonë shkohet drejt dyshimit që mund të ketë lidhje edhe me përballjen politike me Serbinë dhe ata me këto tentative apo “fake neës” të ditëve të fundit me tentim destabilizimin e Kosovës. Thuhet se ka struktura në veri të vendit që kanë struktura aq të fuqishme që ndikojnë te institucionet tona.
Edhe më herët ka pasur atentate për sulme ndaj figurave në Kosovë, duke parë këtë histori nuk ka të bëjë me deklaratat politike, por kjo të çon të kuptosh qartë se mund të vijnë nga një palë tjetër si pala serbe. Kjo po ndodh pikërisht kur janë intensifikuar vizitat e zyrtarëve si ajo e Derek Chollet në Kosovë në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.