40 ditë burg është vendosur për Kleanthin Laçin, mësuesi i dhunuar që akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.
Pas paraqitjes së provave, gjykatësja ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Laçit, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.